Distria Krasniqi është dominuese e botës së xhudos.
Garuesja kosovare e sheh veten me më së shumti pikë nga krejt kategoritë e femrave në sportin e xhudos, në ranglistën e publikuar sot nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Xhudistja pejane i ka 8280 pikë, më shumë se çdo garuese tjetër, ndërsa ndiqet nga japonezja Saki Niizoe,
E në vendin e tretë, po ashtu në një kategori tjetër, gjendet francezja Romane Dicko.
E në vendin e tretë, po ashtu në një kategori tjetër, gjendet francezja Romane Dicko.


Këtë sukses të medalistes olimpike më parë e kishte arritur vetëm kampionia tjetër olimpike kosovar, Majlinda Kelmendi.
“Disi” së fundmi e fitoi medaljen e argjendtë në Masters, e cila ia mundësoi ta përforcojë pozitën e parë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë.
Përparim në renditjen botërore pati Laura Fazliu, e cila e fitoi medaljen e artë së fundmi, njëjtë si Akil Gjakova, që po ashtu u ngrit në renditje.
E rënie pati Nora Gjakova, e cila dështoi në turneun e fundit të xhudos.