Emri i Rey Manaj ka dalë sërish në skenë në Itali, aty ku dhe e nisi me futbollin e rëndësishëm. “Sky Sport” shkruan se Frosinone, ekip i sapongjitur në Serie A po mendon për sulmuesin shqiptar si përforcim në fazën ofensive.
Aventura e fundit e Manaj tek Watford në Angli nuk shkoi sic duhej, dhe që nga shkurti shqiptari është një lojtar i lirë. Rey Manaj e njeh mirë futbollin italian, pasi më parë ka luajtur me Interin, Pescarën dhe Spezian.
Manaj provoi edhe një aventurë tek Barcelona, me ekipin katalanas që e belu kartonin e tij por u aktivizua vetëm me ekipin e dytë. Frosinonë është tani një mundësi ideale për Manajn që të qëndrojë edhe një herë në vitrinën e futbollit të rëndësishëm italian, pasi Frosinone ka siguruar pjesëmarrjen në Seria A.
