Sipas raportimit nga gazeta Sinjali, në fshatin Isniq të Deçanit një grua është gjetur e vdekur dhe dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së saj.
është bërë e ditur se bëhet fjalë për një 55-vjeçare, e cila është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas informacioneve të para, thuhet se e ndjera është dërguar pa shenja jete në QKMF ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet e ndjera, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.