Leonardo DiCaprio vazhdon udhëtimin e tij me jaht, fotografohet me një tjetër bukuroshe në kuvertë

by informim

Leonardo DiCaprio ka shijuar një shëtitje verore në të gjithë Evropën me një grup miqsh këtë verë.

Aktori 48 vjeçar, u pa duke mbërritur me varkë në Ibiza të dielën me miqtë e tij, përfshirë bukuroshen Arabella Chi të spektaklit “Love Island”.

banner

Bukuroshja shfaqi figurën e saj trupore e veshur me bikini ngjyrë floriri teksa merrte rreze dielli, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje vjen pasi thashethemet për romancën e aktorit fitues të çmimit “Oscar” me modelen Neelam Gill përfunduan pasi ata u panë së bashku.

Ylli i Hollywoodit kishte veshur një këmishë të bardhë, pantallona të shkurtra të hirta dhe u përpoq të mbronte pamjen e tij me një kapele bejsbolli në ngjyrë të zezë.

Leonardos, i cili ka shijuar një pushim të nevojshëm në Detin Mesdhe me miqtë, iu bashkua një shoqe e veshur me bikini.

Ajo kishte veshur bikini të vogla nën një kordon të bardhë magjepsës dhe e mbuloi identifikimin e saj me një palë syze dielli.

Leonardo u fotografua duke u kthyer në skafin e tij me shokë të tjerë dhe u ul i qetë ndërsa priste që të tjerët të hipnin.

Kjo vjen pasi ai mbërriti në një plazh me Tobey Maguire në Ibiza me skaf me një grup shokësh duke përfshirë një vogëlushe të veshur me bikini të premten.

Modelja 28-vjeçare iu dha fund thashethemeve për romancë në korrik, duke u thënë ndjekësve në Instagram: “Thjesht për të qartësuar çdo thashethem… Unë nuk jam ‘flaka’ e re e Leonardo DiCaprios”.

“Në fakt, unë jam në një marrëdhënie të përkushtuar me mikun e tij të mirë dhe kam qenë prej shumë muajsh”.

Reklama

“Arsyeja e vetme që ne jemi fotografuar në të njëjtën afërsi është sepse kam qenë atje me partnerin tim. Shpresoj që kjo të qartësojë të gjitha historitë e rreme”, shkroi ajo në njoftimin e saj.

Një burim i tha DailyMail se Neelam po takohet me mikun më të mirë të Leos dhe konfirmoi: “Ata nuk janë bashkë dhe nuk kanë qenë kurrë”.

Së bashku me Neelam, aktori i “Inception” së fundmi është parë i afërt edhe me modelen dhe nikoqiren e “Love Island”, Maya Jama, gjithashtu 28-vjeçare.

Dyshja u lidhën për herë të parë në fillim të këtij viti në shkurt. Në prill, një burim i tha The Sun se aktori dhe bukuroshja “janë në kontakt të rregullt dhe kanë qenë në një sërë takimesh”.

“Ata të dy kanë dalë së fundmi nga marrëdhëniet afatgjata, kështu që asnjëri prej tyre nuk po nxiton për asgjë – ata po argëtohen dhe po shohin se si shkon”.

“Ata jetojnë në vende të ndryshme dhe Maya ka pasur një marrëdhënie në distancë më parë dhe e di se është e vështirë, kështu që ata po i marrin gjërat çdo ditë. Megjithatë, Leo sigurisht që e ka tërhequr atë; atij i pëlqen të kalojë kohë me të”, shtoi burimi.

Në të njëjtin muaj, Maya hyri në Instagramin e saj për t’iu përgjigjur thashethemeve të romancës dhe deklaroi, për Page Six: “Kam qenë duke u kujdesur për punët e mia dhe me pushime dhe thash se nuk do t’i përgjigjem/i kushtoja më vëmendje asnjë prej historive pa kuptim, por ju duhet të ndaloni tani”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy