Mourinho rrëfen ofertat e majme që i refuzoi nga Arabia Saudite për të qëndruar te Roma

by informim

Edhe pse është spekuluar se Jose Mourinho mund të largohet nga Evropa këtë verë, ai pritet ta vazhdojë qëndrimin te Roma.

Strategu portugez ka treguar se i ka refuzuar dy oferta të mëdha nga Arabia Saudite për të vazhduar drejtimin e Giallorossëve.

banner

Saudi Pro League ka tërhequr këtë verë një numër të madh të emrave të njohur të futbollit duke i përfshirë edhe trajnerët.

“Arabia Saudite? Al Hilal dhe Al Ahli. Po. Para se të shkoja në takim, i njoftova pronarët duke u sqaruar se nuk e kisha në plan të pranoja. Në shtëpi ua thash të njëjtën gjë”.

“Në njërën anë, ndihesha si i burgosur i fjalës që ua dhashë lojtarëve në Budapest dhe tifozëve pas Spezias, duke imituar qëndrimin”.

“Por, nëse më pyesni nëse i kam refuzuar vetëm për këtë arsye, do të përgjigjem ‘jo’, jo vetëm për këtë”, citon Corriere dello Sport fjalët e Mourinhos.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy