Osmani falënderon të gjithë politikanët perëndimorë që i dërguan letër qeverive të tyre për ndryshimin e qasjes në dialogun Kosovë-Serbi

by informim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar të gjithë nënshkruesit e letrës dërguar drejt ShBA-së, BE-së ku kërkohet ndryshim i qasjes në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Por Osmani e ka falënderuar veçanërisht deputeten britanike, Alice Kearns, për përpjekjet e saj për siç thotë Osmani të palodhshme.

banner

“Faleminderit Alice Kearns për përpjekjet tuaja të palodhshme në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, ka shkruar Osmani në Twitter. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy