Prej disa ditësh ka nisur një debat i madh në rrjetet sociale mbi përbindëshin 205 metra që do të ndërtohet në mes të Tiranës duke shkatërruar parkun e fundit në këtë zonë, atë pas TOB-it.
Albeu.com raporton se opozita nuk ka reaguar duke zbuluar edhe lidhjet e nëndheshme mes Rilindjes dhe asaj kur bëhet fjalë për biznes dhe fitimin e dhjetëra miliona euro, të cilat sfumojnë çdo kauzë.
Mësohet se kulla që do të ndërtohet nga Nova Construction 2012 e Ilir Shtufit do të vlejë rreth 250 milionë euro kur të përfundojë ndërtimi duke siguruar fitime të majme për ndërtuesit, investitorët, por edhe politikanët që miratojnë leje apo edhe ata që kanë “çelsat” e opozitës, por mbyllin gojën kur ndërtojnë biznesmenët e tyre.
Po a po ndërton vërtetë Ilir Shtufi në mes të Tiranës?
Në fakt, leja i është dhënë kompanisë së tij, Nova Construction 2012, të cilën e ka në pronësi bashkë me vëllanë e tij Kujtimin.
Megjithatë, një investim kaq i madh, qindra miliona euro duket të jetë i pamundur të zhvillohet nga një kompani, e cila në vitin e saj më të mirë ka një xhiro totale 2 miliardë lekë.
Ndërkohë, e njëjta kompani duket të jetë në një raport biznesi dhe partneriteti me Agim Zeqon dhe Gerian Kukën si investitorë strategjikë në Korçë.
Rezulton se qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik “Investment and Development Albania” për ndërtimin e një hoteli luksoz në Korçë, duke vënë në dispozicion edhe 10 mijë metra katrorë pronë shtetërore.
Sipas databazës, opencorporate.al kompania zotërohet nga biznesmenët Ilir Shtufi dhe Gerian Kuka me nga 30% të aksioneve si edhe Agim Zeqo me 40% të aksioneve. Gerian Kuka nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai është pronari i kompanisë AE Distribution, krahas aksioneve në disa kompani të tjera, ndërsa pak ditë më parë është marrë në pyetje nga SPAK si person i përfshirë në hetimin për inceneratorët për lidhjet e tij me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Kuka dyshohet se ka shërbyer për kalimet në pronësi të të afërmve të Ahmetajt të disa pronave të paluajtshme, të cilat SPAK dyshon se ish-zv.kryeministri i ka përfituar në mënyrë të paligjshme.
Burimet e SPAK, rezulton se Kuka, ka pranuar njohjet dhe bashkëpunimet me Ahmetaj dhe Zoton.
“Nga deklarimet e tij që ka bërë, Kuka, para hetuesve, pranon njohjet me Ahmetaj dhe Hoxhën, poashtu edhe me Klodian Zoton, për të cilën SPAK thotë se hetimet nuk do të ndalen përsa i përket aferës së inceneratorëve por edhe sa i përket tenderëve të përfituar nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, aty ku së bashku me Zoton, rezulton se Geri Kuka, ka përfituar tenderin e OSHEE për sahatet elektrik, apo për matësit elektrik.
Ai vet ka dhënë deklarime, ndërsa SPAK, ndodhet në fazën e verifikimeve pasuror por edhe transaksione të dyshuar në marrëdhënie e biznesmenëve, zyrtarëve shtetëror, e ligjeve të bëra, por edhe të tenderëve të fituar.