Për një javë policia e Ferizajt ua mori patentë shoferin 16 qytetarëve

by informim

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, njofton se ka shqiptuar 1482 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 16 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 86 aksidente, prej tyre:

-Aksidente me fatalitet,  1

Persona të vdekur 1

-Aksidente me lëndime, 33

Persona të lënduar, 38

-Aksidente me dëme materiale, 52

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, njofton policia.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apleon policia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy