Po punohet për shuarjen e dy zjarreve në jug dhe verilindje
Spanja po përgatitet të jetojë një javë me temperatura te larta, me pasojë rritjen e përgjithësuar të rrezikut të zjarreve në pyje.
Duke filluar nga dita e sotme, pjesa më e madhe e vendit po përballet me një valë të nxehti, me temperatura maksimale që mund të kalojnë 40 gradë në disa rajone, sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike (Aemet).
Veçanërisht mes të mërkurës dhe të premtes, alarmi për “rrezikun ekstrem” të zjarreve do të jetë aktiv pothuajse në të gjithë gadishullin e Spanjës.
Ndërkohë, zjarrfikësit janë angazhuar në punën e frenimit të dy zjarreve që kanë shkaktuar shqetësim ditët e fundit dhe shqetësime si mbyllja e rrugëve dhe mbyllja apo evakuimi i disa banorëve të zonave të prekura, njëri që shpërtheu në portat e Kadizit (në jug ) dhe një i zhvilluar në provincën e Girona, pranë kufirit me Francën (në veri-lindje): në të dyja rastet, zjarret konsiderohen nga autoritetet si të “stabilizuara”, por ende të pa shuara.