Zbulime të rralla antike në Babunjë të Lushnjës

by informim

Lushnja, përkatësisht qyteti antik i Arnisës që ka ekzistuar në Babunjë të sotme të Lushnjës fsheh ende thesare të antikitetit, të cilat presin dritën e zbulimit, për të pasuruar historinë lokale por edhe atë kombëtare.

Ekipet e arkeologëve janë befasuar me gjetjet e rralla arkelologjike në sajtet erkeologjike të qytetit antik të Arnisës që ndodhet në fshatin e Babunjës.

banner

Nga eksplorimet e deritanishme janë zbuluar disa shtresime historike me zanafillë 2600- vjeçare ndërsa muri mbrojtes është ndërtuar në shek e lV p. e. s, kohë kjo e lulëzimit të kulturave ilire.

Si rezultat i punës kërkimore të institutit të Arkeologjisë në bashkëpunim me një ekip gjerman, në vitin 2018 është zbuluar një artefakt që është pagëzuar si “Kalorësi i Babunjës, një kompozim ne bronz 14-15 cm i larte që paraqet një kalores mbi kalë.

“Ishte një ditë e zakonshme pune siç ndodh shpesh me ekspeditat arkeologjike dhe qe shansi im që bëra prekjen e parë të kalorësit të Babunjës. Ishte një emocion shumë i veçantë, jo vetëm për mua por për të gjithë grupin e punës, të cilët u entuziazmuan kur morën vesh që ky kalorës kishte një vlerë të jashtëzakonshme” -tha arkeologu Adriatik Rrasa.

Instituti “Getty” në Amerikë bëri të mundur restaurimin e statujës 2500 vjeçare prej bronzi. Madje në baze të rezultateve, studiuesit mendojnë se mund të bëhet fjalë për një qytet bij të Apolonisë.

Përveq “Kalorësit të Babunjës” janë zbuluar edhe objekte tjera të lashta që i përkasin antikitetit. “Në qytetin e Arnisës ka pasur zbulime të tjera si zbulimi murit rrethues. Pastaj gjetja e portës hyrëse që lidh qytetin antik me rrugën kryesore që shkontë në Apolloni” -thotë arkeologu Adriatik Rrasa.

Gërmimet në Babunje aktualisht janë të ndërprera për mungese fondesh, por nëse Arnisës do ti jepej vëmendja e duhur mund të kthehej në një Park Arkeologjik me përfitime kulturore dhe materiale për zonën.

“Kalorësi i Babunjës” do të udhëtojë në Amerikë, dhe do shfaqet në Muzeun Getty Villa në SHBA nga 26 korriku i vitit 2023 deri ne 29 Janar 2024. Në përfundim te ekspozitës do të kthehet në Shqipëri dhe mendohet të shfaqet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. (Burimi: Euronews Albania)

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy