Rita Ora tregoi figurën e mahnitshme me një veshje sportive, teksa u largua nga palestra e saj në perëndim të Londrës bashkë me një mikeshë.
Këngëtarja, 32 vjeçe, u shfaq me një çantë të madhe si dhe me një palë syze dielli.
Duke treguar pamjen me stil, artistja telefonin e kishte lënë me një mbajtëse ngjyrë portokalli.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” flokt i kishte lënë të çrregullta, të kapur lart, ndonëse po pinte një shishe me ujë.
Për të kompletuar ansamblin e stërvitjes, këngëtarja e “Praising You” kishte mbathur një palë çorapë të bardha të gjata si dhe një palë atlete të përziera.
Dalja e Ritës vjen pak ditë pasi u publikua albumi i dasmës së tyre, momentet dhe pamjet ku e organizuan dasmën.
Për revistën “Vogue”, Rita zbuloi se ishte ajo që i kishte propozuar partnerit të saj, regjisorit Taika Waititi.
Bukuroshja shqiptare zbuloi po ashtu se zgjodhi tre fustane të ndryshëm të realizuar nga kreatori Tom Ford.
Të pranishëm në ceremoni ishin vetëm miq të ngushtë të tyre si dhe familjarët.