150 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në hapësira publike

by

Sot gjatë ditës, Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Podujevës, përkatësisht inspektorët e ambientit kanë gjobitur një qytetare me 150 euro gjobë për hedhje të mbeturinave në hapësirat e sheshit të qytetit.

Kjo gjobë vjen falë bashkëpunimit të mirë të qytetarëve me institucionet lokale, ku për rastin në fjalë qytetarët kanë lajmëruar Drejtorinë e Inspeksionit dhe menjëherë është identifikuar personi që ka hedhur mbeturina, të cilës edhe i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro nga inspektorët e ambientit.

banner

I ftojmë të gjithë qytetarët që rastet e tilla t’i lajmërojnë në Drejtorinë e Inspeksionit në numrat e telefonit: 03820041066 dhe 03820041079.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy