Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach sot është pritur në takim nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq në Beograd.
Siç raporton Danas, qeveria serbe ka njoftuar se temë e takimit ishte përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe të dy vendeve dhe situata në rajon.
Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Bërnabiq tha se “kusht për vazhdimin e procesit të normalizimit është përmbushja e obligimeve të dakorduara më parë dhe vuri në dukje se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer çështjet e hapura dhe për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”.
Në takimin ku ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik në Beograd, Edëard Ferguson, Bërnabiq shprehu “vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe” dhe pretendoi se “bashkëpunimi rajonal është një nga prioritetet e politikës së jashtme, për të cilin po punon intensivisht”.