Ferizaj: ekipet mjekësore mobilizohen për të ofruar shërbime shëndetësore

by

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, Kemajl Emini vizitoi mbrëmë kujdestarinë e natës në Qendrën e Emergjencës së QKMF-së, ku u prit nga shefi i kujdestarisë, Dr. Naim Qerkini dhe stafi shëndetësor kujdestar.

Drejtori Emini tha se ekipet e QKMF-së janë mobilizuar veçanërisht këto muajt e fundit, duke ngritur kapacitetet e tyre, me qëllim të ofrimit të shpejt të shërbimeve shëndetësore për gjithë qytetarët e veçanërisht tash kur është rritur edhe numri i kërkesave për shërbime shëndetësore, me ardhjen e mërgimtarëve.

Ai njoftoi se janë dy ekipe mjekësore me dy autoambulanca, në gjendje gatishmërie për terren si dhe tri ekipe  për kontrolle shëndetësore varësisht nga nevojat e kërkesat e qytetarëve.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy