Luiz Ejlli në koncertin e tij të fundit, ka udhëtuar më herët drejt Shkodrës për të takuar Denisin, një djalë më aftësi të kufizuara.
Pavarësisht famës që mori, fituesi i “BBV2” e ka ruajtur pjesën humane brenda vetes dhe përpiqet të gëzojë të gjithë fansat e tij.
Duke qenë e pamunduar ta takonte gjatë koncertit, Luizi, ka gjetur kohën për të realizuar një nga dëshirat më të mëdha të Denisit, duke i dhënë një përqafim të ngrohtë.
Komente mjaft pozitive janë shkruar në videon e postuar në Instagram, ku të gjithë e komplimentojnë Luizin për zemrën e tij të madhe.
“Na përlote të gjithëve. Ruaje shpirtin tënd o Luiz zemërbardhi”, shkruan një komentuese. “Mos ndrysho kurrë”, shton një tjetër ndjekës.