Nga teleskopi Webb një pikëpyetje kozmike

by

1470 vite dritë larg, natyra e tij është e paqartë

Nga teleskopi James Webb, imazhet më enigmatike kozmike të marra deri tani arrin në Tokë: është një pikëpyetje që duket jo shumë larg dy yjeve të rinj në formacion 1470 vjet dritë larg, në yjësinë Vela, të quajtur Herbig-Haro 46/47.

banner

Nuk është aspak e qartë se çfarë mund të jetë pikëpyetja e çuditshme e kuqërremtë e fotografuar nga teleskopi i NASA-s, Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës.

Për momentin ka vetëm hipoteza, si ajo e sugjeruar në uebsajtin Space.com nga disa ekspertë të Institutit të Shkencës së Teleskopit Hapësinor, i cili menaxhon operacionet e Webb: “është ndoshta një galaktikë e largët, ose ndoshta janë dy galaktika që ndërveprojnë me njëra-tjetrën“.

Mund të jenë gjithashtu dy galaktika të largëta që përplasen, por ka kaq shumë hipoteza të mundshme për momentin.

Sigurisht, astronomët nuk e kishin parë kurrë diçka të tillë më parë dhe për të zbuluar më shumë, mbetet vetëm të kryejnë vëzhgime të mëtejshme, falë pamjes së pabesueshme të teleskopit Webb, i aftë për t’u kthyer në kohë, deri në 13.4 miliardë vjet më parë, kur universi ishte vetëm 420 milionë vjet i vjetër.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy