“Nuk e braktis Bayernin”, refuzon 65 milion euro në sezon nga Arabia

by

Kingsley Coman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite. Shtypi gjerman shkruan se sulmuesi i majtë francez u ka thënë “jo” dy propozimeve nga futbolli saudit.

Konkretisht dy kontratave 3-vjeçare. Njëra nga e cila do të përfitonte 45 milion euro dhe tjetra plot 65 milion euro pagë sezonale.

Gjithsesi, 27-vjeçari nuk është menduar gjatë dhe ka refuzuar propozimet e sheikëve. Kjo sepse preferon të jetë pjesë e Bayernit dhe të luftojë për të fituar përsëri Champions League.

Trofeun e Liges se kampioneve ai e shijoi si protagonist në vitin 2020 kur goli i tij i dhuroi Bayernit fitoren 1-0 ndaj PSG-së dhe trofeun e madh.

Coman luan me rekordmenët e futbollit gjerman prej vitit 2015. Në janarin e vitit të kaluar rinovoi për herë të fundit deri në verën e vitit 2027 me bavarezët./ Super Sport

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy