Pa grim dhe e veshur në bikini – Emina Çunmulaj sjell poza joshëse nga pushimet në Mal të Zi

by informim

Bukuroshja shqiptare, Emina Çunmulaj prej disa ditësh po qëndron në Mal të Zi për pushime.

Modelja që jeton dhe ka ndërtuar prej vitesh një karrierë të suksesshme në Amerikë, aktualisht ndodhet bashkë me familjen e saj në Ada Bojana.

banner

Nga atje 38-vjeçarja ka ndarë pamje të tjera atraktive në bikini, ndërsa shihet në super formë.

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Modelja ka pozuar pa makijazh, në disa imazhe të shkrepura në plazh, ku shihet e ulur në një shtrat e veshur me rroba banjë të kaltra dhe një mini-fund shumëngjyrësh.

Për një dukje edhe më të kompletuar, Emina vendosi aksesor ari dhe syze dielli, ndërsa të shumta kanë qenë komentet nga ana e miqve dhe fansave të saj në Instagram.

Ndryshe, theksojmë që modelja nga viti 2015 është e martuar me biznesmenin iranian, Sam Nazarian. Çifti janë prindër të tri vajzave.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy