The Guardian shkruan për letrën e 56 parlamentarëve – për çka e akuzoi Kosova Perëndimin?

by informim

Një grup politikanësh me ndikim, duke përfshirë kryesuesin e komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme të SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë, u kanë shkruar liderëve të SHBA-së dhe BE-së për t’i kërkuar që të rishqyrtojnë qasjen e tyre për zbutjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta prestigjioze britanike“The Guardian” i ka kushtuar një artikull letrës së 56 deputetëve nga Europa dhe SHBA që iu drejtuan tri kryeqendrave Washington, Bruksel e Londër për të ndërruar qasjen karshi Kosovës e Serbisë, 

banner

Politikanët kanë kritikuar ata që udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve për “mungesën e presionit të ushtruar ndaj Serbisë” dhe thonë se “dialogu i lehtësuar nga BE-ja ende nuk ka dhënë rezultate pozitive”.

Guardian thotë se letra e formuluar fuqishëm përforcon shqetësimet e Kosovës, të shprehura në prapaskenë, se BE-ja dhe SHBA-ja janë në anën e udhëheqjes serbe.

Gazeta jep edhe kontekstin se kjo letër vjen dy muaj pasi u ndezën tensionet në veri të Kosovës rreth zgjedhjeve për kryetar komunash që Prishtina thotë se ndoqi ligjin, por u dëmtuan nga një bojkot i votuesve serbë që rezultoi në një pjesëmarrje prej më pak se 4%.

Autorët e letrës thonë se përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të zgjidhur krizën nuk po funksionojnë dhe kërkojnë një rishikim të qasjes. “Përpjekjet për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë nga Serbia duhet të kritikohen publikisht si ndërhyrje e huaj me masa të prekshme të zbatuara për t’i mbajtur ata përgjegjës nëse ato vazhdojnë të minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, thuhet në letër.

Pasi artikulli shpalosi qëndrimet e kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq për kundërshtitë që patën rreth zgjedhjeve në veri të Kosovës, Guardian tregon edhe për prapaskenën e akuzave të Kosovës ndaj SHBA-së dhe BE-së.

“Në prapaskenë, kosovarët kanë akuzuar udhëheqjen e SHBA-së dhe BE-së se në fakt kanë qetësuar Serbinë mes frikës se Rusia do të përfshijë veten në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në artikull.

Letra i është dërguar Sekretarit të Shtetit amerikan Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Nga Zyra e Borrellit dhe Cleverlyit kanë konfirmuar se kanë pranuar letrën, ndërsa nga Departamenti amerikan i Shtetit kanë thënë se nuk i komentojnë këto korrespodenca diplomatike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy