KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ndaj shërbimeve të ujit borxhi është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Për të gjithë borxhlinjtë dhe konsumatorët ilegalë KRU “Prishtina” ka paralajmëruar për aksion të madh sot në Fushë-Kosovë.
“Nesër, 9 gusht 2023, e mërkurë, duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Fushë Kosovë. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.