United gjen zëvendësuesin e Maguires, nga transferimi i tij do të fitoj edhe Barcelona

by informim

Harry Maguire është larguar nga Manchester United, edhe pse duhet pritur për zyrtarizimin e tij te West Ham.

Djajtë e Kuq do të fitojnë 35 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit anglez tek skuadra londineze.

Megjithatë United nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e anglezit në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Djajtë e Kuq janë duke negociuar me skuadrën e Nices për transferimin e qendërmbrojtësit francez Jean-Clair Todibo.

The Sun ka raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe transferimi i Todibos në Old Traford mund të finalizohet brenda kësaj jave.

Nice synon që nga shitja e Todibos të fitoj 45 milionë euro, ku nga kjo shumë edhe Barcelona do të fitoj disa milionë euro.

Katalunasit kanë ruajtur 20 për qind të kartonit të lojtarit dhe nëntë milionë euro pritet të shkojnë në arkat e tyre.

Juventus dhe PSG gjithashtu ishin në garë për francezin, por tani United janë skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të talentuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy