Presidenti ukrainas mbledh komandantët ushtarakë
Të gjithë duam një gjë: fitoren e Ukrainës.
Fitore, që do të thotë mbrojtje e garantuar e jetës dhe e lirisë për popullin tonë, për mbarë shtetin tonë. Dhe këtë fitore do ta arrijmë nëse nuk e humbim kurrë një nga gjërat kryesore – unitetin mes nesh. Për të gjithë. Për hir të fitores së përbashkët”, shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X, (ish Twitter).
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka zhvilluar një takim me komandantët e lartë ushtarakë për kundërofensivë.
E raporton CNN:
“Takimi kishte një format të veçantë me fokus në një temë të vetme: ofensivën tonë”, shkroi Zelensky në Telegram.

“Analiza e thelluar e situatës aktuale, planifikimi i hapave të ardhshëm, furnizimi i trupave me gjithçka që u nevojitet dhe analizimi i veprimeve të armikut”, specifikoi Zelensky, i cili kishte pranuar në fillim të kësaj jave se kundërsulmi kishte qenë “i vështirë”.