Deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

by informim

Mërgimtarët, edhe sot po përballen me pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar.

Pritjet më të gjata janë në dalje, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë janë 120-180 minuta, derisa kolona është 1000-1100 metra.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 75 minuta, ndërsa kolona 300 metra.

Pritje deri në 20 minuta për të dale nga vendi ka në pikën e kalimit kufitar, Jarinje, derisa pritjet në pikat e tjera kufitare janë më të vogla.

Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy