Ajo vetëm në rrjetin social Instagram numëron mbi dy milionë njerëz.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, e cila shpesh merr vëmendje me postimet që bën në rrjete sociale.
Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi provokuese, në të cilën shfaqet me një palë bikini shumëngjyrëshe.
“Jam e turpshme”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Krijuesja e hitit “Break Down” mori komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit krahas postimit.
E njëjta këta muaj ka qenë në fokus të mediave për shkak të lidhjes me masazherin afrikan, Mickey Neblett.
Ajo bëri publike lidhjen para një muaji, ndërkohë që mori komente të shumta negative në rrjete sociale.