Maguire dhe Ward-Prowse, West Ham shpenzon 70 milionë

by

Klubi riinveston pas shitjeve milionere të Rice dhe Scamacca

West Ham është shumë afër dy goditjeve në merkato. Hammersat, sipas raportimeve të BBC-së, janë gati të nënshkruajnë me mbrojtësin Harry Maguire, nga Manchester United, ku së fundmi u sulmua nga tifozët dhe mesfushorin e Southampton, James Ward-Prowse.

Për dy operacionet e transferimit, West Ham duhet të shpenzojë në total rreth 60 milionë paund, ose 70 milionë euro, të ndara në mënyrë të barabartë. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet nga Djajtë e Kuq pasi iu hoq kapitenia në fillim të këtij sezoni. Megjithatë, bashkatdhetari Ward-Prowse do të ishte ende kapiten, por Southampton “i tij” ka rënë në Championship dhe largimi i mesfushorit tani duket i pashmangshëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy