Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe e pranon: Rritja e numrit të viktimave serbe, projekt shtetëror

by informim

Në peshkop serb, i ngarkuar i Kishës Ortodokse Serbe për çështje luftërash në ish-Jugosllavi, ku mbulon sektorin që i mëshon fort viktimave të pretenduara serbe, deri në holokaust ndaj tyre, peshkopi Jovan Ćulibrk, tha se rritja e numrit të viktimave serbe është një projekt shtetëror.

Këtë deklaratë ai e bëri në forumin e shoqatës së biznesit serb “Privrednik” në Zagreb, i cili u mbajt më 21 qershor të këtij viti.

“Tani kemi një rast të revizionizmit në Serbi dhe Republika Srpska. Kjo është në mbështetje të historisë së rreme me profesor Gideon Greif që u shfaq në Serbi. Të gjithë e njohin historianin se kush është, e dinë se ai bën cirk, sepse Greif flet për një milion e 400 mijë viktima të Jasenovacit”, thekson kleriku.

Ai tregon se numri i viktimave në Jasenovac, sipas rrëfimit të “Profesor” Greif, është dyfishuar.

“Pra jo më shumë 700 mijë, por një milion e 400 mijë, dhe profesori hesht. Ashtu siç heshti në gjysmën e dytë të viteve 1980, kur poetët dhe gazetarët hapën çështjet kyçe të problemeve në zonën e ish-Jugosllavisë. Dhe Branko Petranoviq, poeti i madh, shkruan lëvdata për librin e Milan Bulajiqit ku flet për miliona e 100 mijë viktima të Jasenovacit”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy