Shkëndijat e reja mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara

by

Presidenti amerikan firmos shtrëngimin e investimeve amerikane në vendin aziatik, i cili nga ana tjetër beson se vendimi “bllokon zinxhirët e furnizimit“. Urdhri ekzekutiv i Biden detyron Departamentin e Thesarit të kufizojë disa investime amerikane në Kinë në industri të ndjeshme të teknologjisë së lartë, duke përfshirë gjysmëpërçuesit, llogaritjen kuantike dhe inteligjencën artificiale. Kufizimet, të cilat pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, vijnë pasi administrata amerikane kërkon të forcojë qëndrimin e saj ndaj Kinës në frontet ushtarake, ekonomike dhe teknologjike.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nisur shtrëngimin e investimeve amerikane në Kinë në sektorin e teknologjisë së lartë. Një veprim i diktuar nga arsye “sigurie kombëtare dhe jo ekonomike”, thotë një zyrtar i administratës. Kufijtë e vendosur në urdhrin ekzekutiv kanë të bëjnë me gjysmëpërçuesit, kuantikët dhe disa sisteme të inteligjencës artificiale.

banner

“Administrata Biden është e përkushtuar të mbajë Amerikën të sigurt dhe të mbrojë sigurinë kombëtare duke mbrojtur teknologjitë që janë kritike për gjeneratën e ardhshme të inovacionit ushtarak”, thekson Shtëpia e Bardhë.

Pekini reagon ashpër.

Politika e re e SHBA-së për kufizimin e investimeve në sektorin e teknologjisë së lartë të Kinës “çrregullon rëndë sigurinë e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit”.

Një zëdhënës i Ministrisë Kineze të Tregtisë, i paidentifikuar, tha se urdhri ekzekutiv i Biden “devijon rëndë nga ekonomia e tregut dhe parimet e konkurrencës së ndershme që SHBA ka promovuar gjithmonë dhe ndikon në vendimet normale të funksionimit të kompanive, dëmton rendin e tregtisë ndërkombëtare”.

Kina “shpreh shqetësim serioz dhe rezervon të drejtën për të marrë masa”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Tregtisë, e cila nuk jep detaje të mëtejshme. Megjithatë, Kina shpreson që Shtetet e Bashkuara “të shmangin pengimin artificial të tregtisë globale dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dhe të shmangin krijimin e pengesave për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy