Stuhia Hans çan digën në Norvegji, vërshimet dhe kaosi pushtojnë vendin

by

Një digë në Norvegji është shembur pjesërisht duke përmbytur sipërfaqe të mëdha, në një kohë kur vendi po përballet me një mot të keq dhe rritje të nivelit të lumenjve, si pasojë e stuhisë Hans që ka shkaktuar kaos në të gjithë Evropën veriore ditët e fundit.

Një grua rreth të 70-ave vdiq të mërkurën pasi ra në një përrua, ndërkohë që 700-800 njerëz u evakuuan në Innlandet, Oslo dhe Trondheim.

banner

Prurjet e mëdha të ujit që po shkonin drejt digës Braskereidfoss bënë autoritetet të mendonin të bënin një shpërthim të kontrolluar të saj, pasi ujërat po shkonin në drejtim të qytetit.

Instituti i hidrologjisë, NVE, tha se pjesë të Norvegjisë lindore dhe qendrore janë ende në alarm të kuq, me shumë lumenj që po arrijnë prurje në nivele rekord.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, i cili vizitoi zonat e prekura, tha se një sfidë e madhe ishte përpara për vendin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy