Azilkërkuesit po largohen nga kampi-anije “Bibby Stockholm” në Dorset pasi aty u gjet bakteri Legionella

by informim

Azilkërkuesit janë larguar nga kampi i azilaneteve ne anijen “Bibby Stockholm” në Dorset pasi që aty gjetën në ujë bakteret Legionella.

Bakteret Legionella, që zakonisht gjenden në ujë, mund të shkaktojnë një lloj të rëndë pneumonie të njohur si sëmundja e Legjionarëve.

banner

Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar tha se të gjithë 39 azilkërkuesit në Bibby Stockholm janë larguar “si një masë paraprake”, por asnjë nuk është i sëmurë. Robert Jenrick, ministri i imigracionit, tha se po zhvillon takime për situatën.

Testimi për bakteret Legionella u krye përpara se azilkërkuesit të hynin në bord, por rezultatet – që tregonin nivelet e baktereve Legionella që kërkonin hetime të mëtejshme – u rikthyen vetëm këtë javë, sipas burimeve të Home Office.

Bakteret besohet se kanë ardhur nga tubat në maune në Portland, pranë Weymouth.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) këshilloi të enjten në mbrëmje se vetëm gjashtë azilkërkuesit që mbërritën në këtë kamp të enjten duhet të largohen, por Ministria e Brendshme vendosi t’i largojë të gjithë 39 si masë paraprake.

Zyrtarët e Home Office janë në pritje të rezultateve të testeve pasuese në sistemin e ujit nga oficerët mjedisorë të Këshillit Dorset.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy