Kolona në pikat kufitare, pritjet deri në tri orë për të dalë nga Kosova

by informim

Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolona të gjata në dalje në pikat kufitare Merdar, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Në përditësimin e fundit të orës 07:57 bëhet e ditur se për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar Merdar pritjet janë deri në tri orë.

Te pika kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë e gjysmë, ndërkaq në Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona, as në hyrje e as në dalje. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy