Konjufca: Pengimi i gazetarëve mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike

by informim

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit Nacionale gjatë protestës në Prizren kundër festivalit DokuFest, gjatë ditës së sotme.

Konjufca ka thënë se pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme.

banner

“Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri. Media përbën hapSulm

ësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka bërë thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin “menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy