Thirrjes së Imami të xhamisë “Suzi Zerrini”, Besim Berisha për protestë ditën e premte kundër festivalit të filmit DokuFest në Prizren, iu janë përgjigjur qindra qytetar prizrenas por edhe të ardhur nga qytetet e afërta me Prizrenin.
Protesta ka filluar me thirrje “Allahu Egber” nga të pranishmit por edhe me tensione sidomos me praninë e gazetarëve të cilët protestuesit kanë tentuar ti sulmojnë në prani të policisë së Kosovës, veprimi i së cilës ishte shumw i ngadalshëm , por megjithatë u arrit që sa do pak të evitohet lendim i gazetarëve , sidomos gazetarin e Gazetës “Nacionale” Vullnet Krasniqin, por gjithashtu protestuesit fyen edhe ekipin e KlanKosovës, po ashtu në prani të policisë së Kosovës të cilët në këtë rast bënin spektatorin
Protestuesit gjatë gjithë kohës kan mbajtur pankarat në duar ku bënin thirrje kundër degjenerimit sic e quanin ata Festivalin e Filmit Dokumetar DokuFest në Prizren.
Protesta është zhvilluar para Xhamisë “Sinan Pasha”, e jo në sheshin Shadervan ashtu sic ishte paralajmëruar më parë. Protesta zgjati mbi gjysmë ore dhe ka pëfunduar pa ndonjë ekses./ Informim.net

Pankartat e protestuesëve

