Një delegacion prej 30 italianësh i përbërë nga personalitete të artit, kulturës dhe biznesit nga provinca e Trevizos, ka vizituar sot Komunën e Suharekës.
Ata fillimisht janë pritur nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka dhe nga ekzekutivi i Komunës, pastaj kanë vizituar edhe monumentet kulturore e historike të Komunës, Muzeumin Arkeologjik të Qytetit dhe pjesë tjera interesante nga e kaluara jonë.
Nga delegacioni Italian, kryetari ka pranuar një mirënjohje në shenjë respekti për bashkëpunim.
Pjesë e delegacionit ishin edhe udhëheqësit e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania” e cila tash e disa vite vepron në Trevizo.
Udhëheqësi i kësaj shoqate Faik Tafolli, ka falënderuar kryetarin për mikpritjen dhe për bashkëpunimin.