Nënkryetarja e komunës së Podujevës, Marigona Lahu, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, pranuan një kontigjent librash të rinj, si pasuri për fondin ekzistues te bibliotekës së qytetit.
Bëhet fjalë për rreth 400 tituj të rinj librash dhe rreth 3000 ekzemplarë të cilët i janë shtuar bibliotekës së qytetit nën përkujdesin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ti të kësaj komune.
Drejtori Balaj u shpreh i lumtur për faktin që lexuesit llapjan çdo ditë e më shumë po i ofrohet mundësia e leximit të librave të ndryshëm, dhe u zotua që do të vazhdojë angazhimin në sjelljen e titujve të rinj, ka njoftuar Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e kësaj komune.