Zyrtare: Sulmuesi kosovar Astrit Selmani kthehet në Suedi, nënshkruan për IFK Goteborg

by informim

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani, do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit suedez te skuadra e IFK Goteborg, ku është huazuar nga izraelitët e Hapoel Be’er Sheva.

Ky është huazimi i tij i dytë nga klubi izraelit që posedon kartonin e tij, pasi vitin e shkuar ishte te Midtjylland në Danimarkë.

banner

Me 15 golat e tij, Astrit Selmani kishte shpërthyer në Allsvenska, me fanellën e Varbergs Bois në vitin 2020.

https://ifkgoteborg.se/nyheter/a-lag/2023/astrit-ar-blavit/

Një vit më pas ai fitoi Kupën e Suedisë me Hammarby, nga ku kishte fituar një transferim te klubi i madh izraelit Hapoel Be’er Sheva.

Sulmuesi 26-vjeçari është gati për aventurën e re te IFK Goteborg, ku kalon si huazim që zgjat deri në fund të sezonit, me opsion blerje në fund.

“E di se si është të luash për një klub të madh si Goteborgu dhe e di situatën sfiduese në këtë skuadër. Por është një sfidë e re dhe jam shumë i motivuar për t’u ballafaquar me të”, ka thënë Selmani për faqen zyrtare të klubit.

Selmani ka pesë paraqitje me Përfaqësuesen e Kosova dhe ka shënuar një gol.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy