Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë, tentuan që përmes detyrimit të përfitojnë nga një burrë 43 mijë euro

by informim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy vëllezër në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar që me anë të detyrimit të përfitojnë nga një burrë një shumë parash prej 43 mijë euro, të cilat sipas tyre viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit dhe u ka mbetur borxh.

Sipas raportit 24 orësh, Policia ka kryer kontrolle në shtëpitë e tyre dhe si prova materiale ka sekuestruar: një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona.

banner

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 11.08.2023-15:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) nën dyshimin se të njëjtit  kanë tentuar që me anë të detyrimit të përfitojnë nga viktima mashkull kosovar një shumë parash prej 43000€, të cilat sipas tyre viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit  në lokalin e tyre dhe u ka borxh. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e tyre,  si prova materiale janë sekuestruar:  një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy