Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti “në vend të jetë prezent në qendër, Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Romë, Tiranë, Shkup, ai është prezent në periferi”.
‘Në vend që të shpalos idetë reale aty ku vendoset për shtetin ë Kosovës dhe për shqiptarët në rajon, ai merret me dokrra të bashkimit në qiell e ndarjes në tokë”, shkruan Berisha.
Berisha ka thënë se problemi qëndron që në “marrëzinë politike të Kurtit”, Kosova po bën hapa prapa.
“Nuk është problemi që qendrat perëndimore nuk e vlerësojnë Albin Kurtin të cilin e kanë sanksionuar e izoluar politikisht, problemi është që në marrëzinë ë tij politikë, Kosova është dukë shkuar mbrapa perderisa kryeministri merrët me përralla nëpër skutat e lagjeve”, shkruan tutje ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme.