83
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në pritjen me rastin e 50-vjetorit të meshtarisë, në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll.
“Biografi më i vlefshëm e më i rëndësishëm i Nënës Terezë që na ka mësuar atë që duhet ta rilexojmë vazhdimisht se sa e rëndësishme është ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe sa e rëndësishme është të solidarizohemi me ata të cilët janë në nevojë, janë më të varfër ose kanë vështirësi të tjera në jetë. Duke i ndihmuar tjetrit na e ndihmojmë edhe veten tonë andaj përgëzime edhe njëherë për këtë 50-vjetor të meshtarisë, rrofshi e qofshi mbarë e më të mira” u shpreh ai.