86
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se edhe në muajin korrik, norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4 përqind, raporton Express.
Sipas Muratit, në krahasim me vendet e rajonit, Kosova qëndron me së miri.
Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë. Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati.