Rohde del me sqarim: Avokatët kosovarë mund të praktikojnë ligjin gjerman vetëm me diplomë përkatëse

by informim

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, para dy ditëve dha lajmin se avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike. Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Ajeti.

banner

Këtë lajm e cilësoi si zhvillim pozitiv edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde,

“Avokatët kosovarë tani mund të regjistrohen pranë shoqatave të avokatëve gjerman. Ky hap premton të rrisë bashkëpunimin ekonomik dhe të përmirësojë ekzekutimin e projektit ndërkufitar Gjermani-Kosovë. Një hap i rëndësishëm përpara!”, pati shkruar Rohde.

Por, sot ai e sqaroi këtë postim, duke treguar se si mund ta ushtrojë profesionin e tyre avokatët kosovarë në Gjermani.

“Sqarim i postimit tim të mëposhtëm: Derisa avokatëve kosovarë u lejohet të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman kërkon një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane. Përditësimi ka të bëjë vetëm me aktivitetet jashtë programit  të avokatëve, duke përjashtuar procedurat gjyqësore”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy