Ylli irlandez i rock-ut dhe frontmeni i U2, Bono Vox dhe kitaristi ‘The Edge’ ecën mbi tapetin e kuq përkrah regjisorit Nenad Cicin-Sain në premierën e dokumentarit të ri të U2, ‘Kiss the Future’.

Ishte pikërisht ky dokumentar që hapi Festivalin e Filmit në Sarajevë.
Regjisori irlandez verior Mark Cousins mori çmimin Zemra e Sarajevës në festival për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e kinemasë.