Superliga e Kosovës në futboll për vitin 2023/24 ka filluar zyrtarisht sot me dy ndeshjet e zhvilluara midis Prishtinës dhe Feronikeli ’74 si dhe Dukagjini me Malisheven.
Skuadra e Prishtinës si vendase ka arritur fitoren e parë 3-1 ndaj Malisheves dhe mund të thuhet se e ka nisur me këmbë të mbarë. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet e për skuadren me reputacion ndërkombëtarë Dukagjinin e cila humbi sot në shtëpi nga Malisheva me rezultat minimal 0-1.
Golat për skuadrën e Debatik Currit i shënuan Sinani (minuta e 34’), Hyseni (minuta e 61’) dhe Jalen Blesa (minuta e 69’), kurse golin e nderit te Feronikeli ’74 e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 86’.
Ndërkaq, pas 90’ minutave lojë në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, Malisheva e ka mposhtur Dukagjinin si mysafire me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arlind Veliu në minutën e 46’.
Rezultatet finale:
Prishtina 3:1 Feronikeli ‘74
Dukagjini 0:1 Malisheva