Egnatia ia shënoi dy gola ndaj Interit – ishte duke fituar deri 10 minuta para mbylljes së takimit

by informim

Klubi i madh italian, Inter ka zhvilluar ndeshje miqësore me Egnatian e Rogozhinës që u mbyll me fitoren me përmbysje prej 4-2 në të mirë të italianëve.

Skuadra rrogozhinase zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të me Raphael Dwamena dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh ndaj Interit.

Në minutën e 55-të, Nico Barella barazoi për Interin, por kjo nuk zgjati shumë.

Egantia ktheu epërsinë në minutën e 68’, me Fernando Madeiros që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Por në dhjetë minutat e fundit Interi ndezi motorët dhe fitoi ndeshjen.

Në minutën e 80-të, Lautaro Martinez barazoi për Interin dhe katër minuta më pas argjentinasi përmbysi, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë për 3-2.

Në fund Giacomo Stabile vulosi gjithçka, duke shënuar golin e katërt për Interin në minutën e 90-të.

Një miqësore e rendësishme e Egnatias që arrin të luajë ndaj Interit, ndërsa një ditë më parë Partizani i Tiranës priti Romën në kryeqytetin shqiptar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy