Jennifer Lopez merr sërish vëmendjen me linjat trupore gjatë pushimeve në Itali

by informim

Jennifer Lopez dukej sensacionale teksa tregoi linjat e saj trupore teksa po merrte rreze dielli në Positano, Itali këtë javë.

Këngëtarja 54 vjeçe, kishte veshur një palë rroba banje të guximshme ngjyrë rozë, ndërsa iu bashkua një grupi miqsh buzë detit gjatë pushimit relaksues.

Dhe ndërsa ajo ishte ulur dhe bisedonte me miqtë e saj, Jennifer ishte e sigurt që do të rrëmbente vëmendjen me figurën e saj të famshme të trupit, shkruan DailyMail.

Image

Jennifer Lopez

FOTO GALERI

Interpretuesja e hitit “On The Floor” bashkoi kostumin e banjës me një peshqir me vija bardh e zi, të cilin e mbështillte rreth belit të saj ndërsa relaksohej në një shezlon

Duke i dhënë edhe më shumë elegancë pamjes së saj, J Lo vendosi një palë syze dielli dhe për aksesorë kishte vendosur një gjerdan dhe byzylyk ari.

Image

Jennifer Lopez

Jennifer gjithashtu u pa e veshur me një mbulesë të bardhë plazhi në një moment ndërsa u ekspozua para rrezeve të diellit.

Nëna e dy fëmijëve dukej në humor të mirë teksa ishte ulur dhe qetësohej me shoqëruesit e saj.

Megjithatë, nuk ishte gjithçka relaksim pasi në një moment ajo u pa duke biseduar në telefonin e saj dhe duke punuar në laptop.

Jennifer ditët e fundit po shijon pamjet e Italisë

Të premten, këngëtarja e hitit “Dinero” ishte me menaxherin e saj të talentuar, Benny Medina, si dhe shoqen e saj fotografe Ana Carballosa. Por ende nuk kishte asnjë shenjë të bashkëshortit të J Lo-së, Ben Affleck.

Mesa duket këngëtarja dhe aktorja ka zgjedhur që t’i shijojë disa ditë pushimi e vetme.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy