Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka nisur së fundmi pushimet e para si çift.
Destinacioni i tyre është Turqia dhe nga atje nuk kanë munguar postimet dhe pozat e ndryshme.
Edhe moderatorja është shfaqur tejet atraktive në imazhet që solli për fansat në Instagram, teksa shihet në formë të mrekullueshme.
Në një foto që postoi me të arritur në Bodrum, Kiara shihet e veshur me një mini-fustan ngjyrë mente, që e përshtati me një çantë të vogël të bardhë.
Ndërsa, në një tjetër postim, prezantuesja pozoi e veshur me bikini të kaltra, të kombinuara me një min-fund rrjetet ngjyrë bezhë dhe çantë me të njëjtën ngjyrë nga “Prada”.
Për një dukje më të kompletuar, Kiara shtoi një kapele dielli dhe syze të zeza. Ajo dukej e mahnitshme, teksa të shumta ishin edhe komentet nga ana e fansave.
Theksojmë që këto pushime për çiftin, vijnë pas angazhimeve të shumta të Luizit me koncerte dhe Kiarën me emisionin “Kepi i Vipave”.