Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë !

by informim

Shkruan: Ahmet ASANI

▪︎ 22 vite më parë, më 13 gusht të vitit 2001, pas një lufte për barazi njerëzore e kombëtare, përfaqësuesit politiko-ushtarak tê shqiptarëve të Maqedonisë nënshkruan marrëveshjen e njohur me emrin ‘Marrëveshja e Ohrit’, marrëveshje kjo e cila de jure përjashtoi shqiptaret nga e drejta e të qenurit popull shtetformues!

banner

▪︎ Shenjat e para per përjashtimin e shpiptarëve nga e drejta e barazisë kushtetuese, u dhanë qysh në v.1981, kur në Maqedoni kishte filluar ndalimi i gjuhes shqipe nëpër shkolla e institucione shtetërore, të drejta këto atbotë të garantuara me kushtetutën e v. 1974!

▪︎ Në frymen dhunes Millosheviqjane, pas burgosjeve e represaljeve te shumëta ndaj intelektualeve shqiptarë 81-91, me ndryshimet kushtetuese te vitit 1991, Maqedonia arriti qe perfundimisht t’i perjashtoj shqiptaret nga e drejta shtetformuese, e me këtë edhe nga e drejta per të qenë të shtetas të barabartë të Maqedonisë!

▪︎ Mjerisht lufta e vitit 2001, per te cilen u propagandua se do t’i barazonte shqiptarët me kombet tjera shtetformuese, në fakt nuk arriti që shqiptarëve autokton të Maqedonisê t’ua këthej të drejtën e të qenurit popull shtetformues, e drejtë kjo të cilën shqiptaret ne Maqedoni dejure e kishin arritur me ndryshimet kushtetuese të v.1974!

▪︎ Me 13 gusht të v. 2001 de jure dhe de fakto, politikanët shqiptarë, nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit, me duartë e tyre e nënshkruan dhe vulosēn largimin e shqiptarëve nga e drejta e popullit shtetformues në shtetin ë Maqedonisë!?

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy