Policia parandalon në dy raste kontrabandë me mallra në kufi me Serbinë, të dyshuarit lirohen

by informim

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, të shtunën gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara ndaluan dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Muqibabë.

banner

Policia njofton se nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.  

“Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral”, njofton policia

Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 04:46, njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin  Muqibabë, kanë vërejtur  që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë  me mall.  

“Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra”, njofton policia.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor, ka njoftuar policia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy