Rritet tensioni SHBA-Kinë

by informim

Shtëpia e Bardhë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare për shkak të kërcënimit që, sipas tyre, inteligjenca artificiale e Kinës paraqet për sigurinë kombëtare të vendit. Qeveria amerikane ka vendosur më shumë kufizime ndaj kompanive amerikane në vendin aziatik.

Nga Uashingtoni konsiderojnë se “Kina është e përfshirë në një strategji të gjerë dhe afatgjatë që drejton, lehtëson ose mbështet përparimet në teknologjitë që janë kritike për ushtrinë, inteligjencën, mbikëqyrjen ose aftësitë kibernetike të vendeve të tjera”. Përballë kësaj ideje, Amerika do të detyrojë disa kompani teknologjike të ndalojnë tregtinë me Kinën dhe paralajmëroi se shkelja e kësaj mase do të ndëshkohet me sanksione të ashpra.

Presidenti Joe Biden ka ndaluar investimet amerikane në tre nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kineze si gjysmëpërçuesit, llogaritjet kuantike dhe sistemet e inteligjencës artificiale. Nga Uashingtoni akuzojnë gjithashtu ekonominë e dytë më të madhe në botë për eliminimin e “barrierave midis sektorëve civilë dhe tregtarë me ato të mbrojtjes industriale dhe ushtarake”, përmes kërkimit, zhvillimit, blerjes dhe devijimit të teknologjive pararojë, “me qëllim që të arrijë dominimin ushtarak”.

Qeveria amerikane rezervon gjithashtu të drejtën për të vendosur se çfarë lloj investimesh nga kompanitë amerikane mund të bëhen në sektorin e teknologjisë kineze. Kompanitë që kanë këtë synim do të duhet ta komunikojnë dhe qeveria mund ta ndalojë nëse konsideron se cenohen interesat e vendit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy