Është arrestuar edhe një person tjetër, si i dyshuar për vrasjen e 56-vjeçari në Mitrovicë.
Policia njofton se i dyshuari është K. M., 25 vjeçar.
“Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”
I dyshuari i parë është arrestuar dje. Bëhet fjalë për Xh.N., i moshës 43-vjeçare.
Viktima, S.M. u gjet pa shenja jete më 12 gusht në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë. Fillimisht rasti ishte kualifikuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa më vonë u rikualifikua si “Vrasje e rëndë”.
Pas arrestimi të personit të parë, Policia ka njoftuar se në cilësi të provës materiale ka konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.
Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
