Arrestohet pejani për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme

by informim

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person dje në Pejë.

Ai dyshohet se e kishte rrethuar pronën e një personi tjetër, për të cilin kishin pasur kontest gjyqësor që më pas ishte zgjidhur përmes gjykatës në favor të viktimës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“UZURPIM I PALIGJSHËM I PRONËS SË PALUAJTSHME – Pejë, 13.08.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, për shkak se nga viktima mashkull  kosovar ishte zënë duke e rrethuar pronën e tij, për të cilën më parë kishin pasur kontest pronësor, por ai kontest ishte zgjidhur përmes gjykatës në favor të viktimës.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy